Në pranga njëri prej 3 rrëmbyesve të Ridvan Lamajt i zhdukur prej 7 muajsh

21/01/1615:07

Shperndaje:


Një 29 vjeçar është arrestuar për akuzën “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” kryer në bashkëpunim. Arrestimi i Vitor Islami, lindur në Pukë dhe banues në Fushë-Mamurras u krye sot, 21 janar. “Ky shtetas ne bashkëpunim me shtetasin Adrian Ogiçi dhe Alfred Miha, dyshohet se kanë rrëmbyer shtetasin R. L.( A. K) në qytetin e Sarandës më datë 15.07.2015” informon policia e Tiranës.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal datë 09.07.2015 të Gjykatës së Shkalles I-rë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikeve” e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 19/1,25 dhe 283/a/2 te K.Penal.

Më 19 qershor 2015, familjarët e Ridvan Lamajt denoncuan zhdukjen e 36 vjeçarit prej 15 qershorit. Por nga ajo kohë nuk dihet asgjë për të.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.