Në kampin e romëve në Finiq, aty ku shkohet vetëm për vota

08/01/1717:35

Shperndaje:


Në territorin e Bashkisë Finiq në këto ditë të acarta jetojnë edhe 6 familje të komunitetit Rom. Janë rreth 30 banorë të këtij komuniteti që jetojnë në kushte shumë të këqija, pa energji elektrike dhe pa ujë.
Shkuam sot në ditën më të ftohtë për të parë nga afër se cfarë masash ishin merrë për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve. Ata na thanë se deri më tani askush nuk u ka ofruar asnjë ndihmë dhe askush nuk ka ardhur për t’i parë.
Ky komunitet jeton pranë rrugës nacionale Gjirokastër – Sarandë rreth 2 km larg nga qyteti i Sarandës. Megjithëse termometri shënonte -2 gradë i gjejmë banorët e këtij komuniteti me rroba të shkurtra e gratë duke larë enët e rrobat me ujë të ftohtë ndërsa burrat kanë shkuar të mbledhin hekur të ta shitur më pas duke nxjerrë kështu bukën e gojës. Banorët filluan të na tregojnë se jetojnë në kushte të vështira. Për ne që shkonim si vizitorë kushtet në të cilat pamë se jetohet aty ishin përtej imagjinatës sonë, kasolle me plasmasa. Dru zjarri nuk na zunë sytë, megjithëse brenda kasolleve kishte soba druri.
Gratë filluan të na lutin të bëjmë dicka që dikush t’i ndihmonte dhe se kërkojnë ushqime e batanije për të përballuar këtë mot të ftohtë.
Në këtë komunitet ishte për inspektim edhe përfaqësuesi i avokatit të popullit Sarandë Shkëlqim Hajno i cili na tha se banorët kërkojnë ushqime e batanije por theksoi ai, është për të ardhur keq që asnjë person titular nga emergjencat civile apo funksionar të bashkisë nuk intersohen për këtë komunitet. Hajno theksoi se këta banorë duhet të shihen si shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë Komunitet prej 30 banorësh anës rrugës ndodhet edhe një shkollë e improvizuar për fëmijët e komunitetit romë. Kjo ndërtesë kantine është kthyer një shkollë për këtë fëmijë por që në këto ditë të acarta dera është e mbyllur. Kjo kantinë e kthyer në shkollë është bërë e nmundur falë një investimi të një fondacioni në qytetin e Sarandës, prej të cilëve paguhet edhe mësues për t’u dhënë edukim këtyre fëmijëve.
U larguam nga Vrioni të ndjekur nga dhjetra sy fëmijësh të mbushur me shpresë se pas vizitës sonë dikush do të shkojë aty pë t’u cuar ndonjë batanije apo mundësi ngrohjeje për të kaluar netët e ftohta.20170108_103841


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.