Në janar hyjnë në fuqi gjobat keshilluese

25/12/1513:51

Shperndaje:

Në janar hyjnë në fuqi gjobat keshilluese

Janari i vitit që vjen do të sjellë “lehtësi” edhe për drejtuesit e automjeteve. Policia Rrugore do të nisë të aplikojë “gjobat keshilluese”. Do të jenë gjoba me kosto zero për ata drejtues mjetesh që rezultojnë se shkeljet i kanë për herë të parë.

Por këto gjoba do të aplikohen vetëm për disa nga shkeljet. Për shembull, nëse kalon  semaforin me të kuqe apo udhëton me shpejtësi mbi normat në zonat urbane, nuk do të ketë gjobë këshilluese, por ndëshkim sipas Kodit Rrugor në fuqi.

Por nëse kapeni pa rripin e sigurimit dhe këtë e keni për herë të parë, policia do të aplikojë “gjobën këshilluese”, e cila do të regjistrohet në të dhënat e policisë, ndonëse nuk do të duhet të paguani asgjë. Në rast se për të njëjtën shkelje do të kapeni sërish, atëherë do të aplikohet gjoba që parsahikon Kodi Rrugor.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.