Në Delvine, Uji i pijshem është Kryefjala

22/12/1511:22

Shperndaje:

Në Delvine, Uji i pijshem është Kryefjala

Uji i pijshem në Delvine është me ndotje të rënda mikrobiologjike. Analizat fiziko–kimike të kryera nga specialistë të Higjienës, kanë konstatuar se uji i Vrizit, përmes të cilit furnizohet qyteti, ka dalë me elemente të dyshimta që ndalon përdorimin publik të tij. Ky problem është shfaqur nga fundi i muajit tetor 2012, ku nga analizat e kryera me mostra uji nga burimi i Vrizit u evidentuan ndotje mikrobiologjike me prejardhje të hidrokarbureve që kanë ardhur nga punimet që kryente kompania kanadeze “Stream Oil” për shfrytëzimin e naftës dhe gazit në pellgun e Delvinës.

I gjithë qyteti i Delvinës furnizohet me ujë nga një çezëm publike në qendër të qytetit. Qytetarët vijnë me bidona në duar për të mbushur ujë. Ata shprehen se “kemi 4 vjet pa ujë të pijshëm se ujë për banjat e kto ka plot ujë të pijshëm jo”. Një tjetër qytetar i Delvinës shprehet se “ngelëm me bidona në duar, uji ka squfur”. Burimi i Vrizit ka mbi 40 vjet që shfrytëzohet për ujë të pijshëm nga banorët e Delvinës dhe ka 4 vjet që tashmë është i ndotur. Ja si shprehn qytetarët e Delvinës lidhur me ujin e pijshëm


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.