Në 7 Mars katër klube futbolli të rajonit ndeshje mes veteranësh në Sarandë

13/02/2017:05

Shperndaje:


Në 7 Mars do të zhvillohet në stadiumin Andon Lapa të qytetit të Sarandës një takim i ekipeve të veteranëve të futbollit të Flamurtarit, Butrintit, Luftëtarit dhe të Korfuzit.

Ky event është njoftuar nëpërmjet një statusi në facebook nga kryetari i bashkisë Sarandë Adrian Gurma, pas një takimi me  Prefektin e Qarkut Vlorë Z.Flamur Mamaj, i cili shoqërohej edhe nga legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci.

Kryetari Adrian Gurma e ka cilësuar si një festë e historisë së futbollit në rajon, e cila duke u përcaktuar të ndodhë në 7 Mars, ka edhe mesazhin e “shkollës” për të sotmen tonë futbollistike.
Ende nuk jepen arsyet pse në këtë event janë ftuar ekipe si Luftëtari i Gjirokastrës apo Korfuzi nga Greqia dhe është lënë jashtë këtij eventi ekipi i Delvinës.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.