Home Lajme Ndodhi në Sarandë: Automjetit i vjedhin 2 goma, në një tjetër vjedhin...

Ndodhi në Sarandë: Automjetit i vjedhin 2 goma, në një tjetër vjedhin kasetofonin

SHARE

2 vjedhje janë shënuar gjatë natës së kaluar në Sarandë. Sipas informacioneve nga Komisariati i Policisë Sarandë
gjatë natës në lagjen nr. 1, rruga “Gjergj Araniti”, një automjeti i kanë vjedhur kasetofonin.
Automjeti mësohet se ka qenë parkuar pranë banesës, por ngjarja është mësuar vetëm në mëngjes nga drejtuesi i tij.
Gjithashtu, po në lagjen nr. 1 rruga “Gjergj Araniti” një automjeti tjetër i kanë vjedhur dy goma.
Policia për të dy rastet thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

loading...
loading...