Ndërtimi në Butrint, deputeti Alket Hyseni interpelancë me Kumbaron

09/11/1720:39

Shperndaje:


Deputeti i PS, Alket Hyseni thirri në interpelancë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit. Hyseni kërkoi sqarime për ndërtimin në Butrint, projektin dhe konsultimet, ndërsa shtoi se duhet një plan i qartë menaxhimi, pasi ka rezerva, edhe për aspektin e elementëve korruptiv.
‘Kur janë bërë konsultimet dhe kush janë garancitë? Ka rezerva për menaxhimin e parkut të Butrintit. Zbarkimet e turistëve të huaj janë katërfishuar, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Mendoj se ka rezerva edhe për aspektin e elementëve korruptiv” deklaroi Hyseni.
Ministrja theksoi se nuk është i detyrueshëm konsultimi për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha, ndërsa theksoi se kishte marrë garanci nga subjekti privat.
Ministrja deklaroi se buxheti i shtetit nuk ka financime të mjaftueshme prandaj ka partneritet publik-privat në investimet që po bëhen. “Nuk është i detyrueshëm konsultimi me UNESCO për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur behet fjalë për ndërhyrje të mëdha. Me subjektin që bën ndëryrje kemi pasur konsultim dy vjet rresht dhe i ka pranuar te gjitha kushtet tona
VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=gtsU5MAZT2o 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.