Ndahet nga jeta Legjenda e notit në Sarandë

27/03/1712:54

Shperndaje:


idriz muco Është ndarë nga jeta ditën e sotme Legjenda e notit në Sarandë Idriz Muço.
Muço në dhjetë vitet e tij si notar ka thyer jo pak, por 50 rekorde.
Karriera e tij sportive nis me kampionatin e zhvilluar në Shkodër, me garat e stilit të lirë.
– Në vitin 1972 është grumbulluar me ekipin Kombëtar të notit, me të cilën shkuan në Kinë.
Idriz Muço ka qenë pjesmarrës në garat e zhvilluara në Kinë, me pjesëmarrjen e notarëve nga mbi 50 shteteve nga Europa, Azia, Afrika dhe vende të ndryshme komuniste.
Idriz Muço ka qenë një nga sportistët shembullorë të Sarandës, dhe për të vlerësuar kontributin e tij ai është nderuar me medalje dhe pllakatë nderimi.
Ai është vlerësuar me medaljen “Qytetar Nderi” i Sarandës dhe “Nderi i Qarkut të Vlorës”.
Përcjellja e tij për në banesën e fundit zhvillohet nesër në orën 11.00 në Sarandë. 

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të thella Familjes së tij.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.