Muzikë pas orës 20:00, Policia gjobë 10 milionë lokalit në Sarandë

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e tre lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim me Aktin Normativ.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.