Ministri i Transporteve Edmon Haxhinasto inspekton punimet në Portin Detar, Ujësjellës dhe Landfilldin e Bajkaj-t

30/01/1615:33

Shperndaje:


ministri porti 1Ministri i Transporteve Edmon Haxhinasto inspektoi punimet në portin detar të sarandës, ujësjellësin dhe landfilldin e bajkaj. Fillimisht Haxhinasto inspektoi punimet në portin e sarandës nga ku la edhe disa detyra për drejtuesit e portit. Në fjalën e tij Haxhinasto tha se “Me investimet që janë kryer është rritur me 20% numri i pasagjerëve në terminalin e portit”. Haxhinasto theksoi se “Vetëm këtë vit në port janë ankoruar mbi 50 krocera”

ministri ujesjellesi 1Pas inspektimit në portin e Sarandës Ministri u ndal tek punimet për depon e re të ujësjellësit në Lëkurës me kapacitet 1000m3. Në fjalën e tij ministri tha se ” Ky është një investim prej 6.7 mln euro që do të bëj të mundur furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm 24 orë në ditë si edhe pjesën turistike nga Turizmi deri në kanal të Çukës”. Ministri theksoi se vepra do të mbaroi para afatit në muajin maj pasi ishte parashikuar të mbaronte në shtator”.
I pyetur në lidhje me Koncesionin e targave me çip, Ministri u shpreh se “është një kompani private e cila ka sjellë projektin, kemi nisur një studim, do të shikojmë nësë është në interes publik dhe më pas do të vendosim”
ministri bajkajNdalesa e fundit e ministrit Haxhinasto ishte Landfilldi i Bajkaj. Ministri kërkoi që ky impiant të vihet sa më shpejtë në eficensë ekonomike. “Bashkitë duhet të dërgojnë mbetjet e tyre në këtë landfilld”, deklaroi ministri. Vasil Marga drejtor i impiantit sqaroi se landfilldi është një nga veprat më të mëdha të zonës që i shërben komunitetit. Drejtori tha se e njohëm ministrin me problematikën e landfilldit me ecurinë e punë dhe me disa nga shqetësimet e punës tonë.
Landfilli rajonal i Bajkaj është pjesë e një projekti të financuar nga Banka Botërore për menaxhimin e integruar dhe pastrimin e zonave bregdetare. Infrastruktura dhe rehabilitimi i mjedisit të bregdetit të jugut është komponenti më i rëndësishëm i këtij projekti, me vlerë të përgjithshme vlerë 35 milionë dollarë. Nga ky projekt është financuar me sukses edhe ndërtimin e stacionit të transferimit të mbetjeve në Himarë, me vlerë 608 504 dollarë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.