Mediat shprehen se ish-deputeti i Sarandës do ta shkrijë pasurinë për…

12/07/1619:05

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS Koco Kokedhima, gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka akuzuar maxhorancen ne lidhje me shkarkimin e kryeinspektores se ILDKP Zana Xhuka. Premtimi solemn i Kokëdhimës: “Do ta shkri pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti”
Sipas Syri.net, me dije se gjatë një darke me disa miq të ngushë pak ditë më parë, ish deputeti i Sarandës, Koço Kokëdhima ka bërë një deklaratë të fortë, i bindur se ajo do ti shkonte në vesh Edi Ramës.
“Do ta shkrij pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti”- është shprehur në një moment Kokëdhima.
Tashmë lufta mes dy ish-miqve të vjetër është zyrtare. Dhe historia ka treguar që miqësitë e mëdha mund të kthehen në armiqësi po aq të mëdha, dhe duket se ky është edhe rasti i Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës. Një miqësi që u ngjiz që ditën që Edi Rama vuri këmbë Tiranë në vitin 1998 në Ministrinë e Kulturës e mbaroi diku para disa mujash kur Kokëdhima pa sesi ai, miku i vjetër që ai e thërriste edhe “biri im” sa herë i drejtohej, e përdori mish për topin e politikës së ditës, po ato ditë që Rama ndoshta mbronte me mish e shpirtin e politikës Ervis Rroshin e Artur Bushin.
Në një moment, Koço Kokëdhima e ka kuptuar qartë se ai për Edi Ramën nuk vlente as më shumë sesa Elvis Rroshi, madje me sa duket edhe më pak se aq!… Kjo sepse ndërsa për krybashkiakun e Kavajës kryeministri ende nuk e ka firmosur shkarkimin e njeriut që është në arrest shtëpiak, për atë që presupozohej se ishte sivllau i tij, nuk luajti as gishtat për të bërë një ciu-ciu formal në Tëitter!…
Koço nuk do t’ia falë kurrë Edi Ramës, që përbllë ti ai zgjodhi Gramoz Ruçin.
Zhgënjyese duhet të ketë qenë për Koçon edhe ky moment.
Deklarata “do ta shkrij pasurinë time derisa ta rrëzoj Edi Ramën nga pushteti” e Koço Kokëdhimës duket se ka brenda edhe vetëdijen e tij se kjo do të jetë një betejë e vështirë. Një betejë ku armiqtë dikur miq do t’i përdorin të gjitha mjetet. Koço pasurinë e tij, ndërsa Rama pushtetin kundër pasurisë së Koços. Të dy Davidë në llojin e tyre, e në të njëjtën kohë të dy Goliathë. Përplasja e Titanëve, House of Cards, thirrini në kujtesë të gjitha momentet kinematografike që kanë përjetësuar luftën e pushtetarëvre për pushtet sepse ajo është çka ka nisur prej disa ditësh tashmë brenda socialistëve.
A nuk është kjo tamam “nuk kemi parë akoma asgjë”?!…
Por nëse ka një njeri që e njeh Edi Ramën deri në skutat më të errëta të jetës së tij, ai padyshim është Koço Kokëdhima. Është ai njeriu që përflitet se arriti të fusë në dorë një laptop personal që Edi Ramës ia vodhën dikur dhe pikërisht ai, “ati shpirtëror” e bleu dhe ia bëri dhuratë “djalit plangprishës” për qetësinë e madhe të këtij të fundit.
Kush e di vallë nëse Kokëdhima ia ka kthyer laptopin personal Edi Ramës, pa i bërë më parë një kopje memories së “mrrokllës”?!…
Kush e di vallë?

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.