Mbyllet Çadra, rikthehet ankthi për listat e kandidatëve te demokratët e Sarandës

18/05/1719:18

Shperndaje:


pd sarandeMbyllet Çadra, rikthehet ankthi për listat e kandidatëve te demokratët e Sarandës.
Tani që Çadra po mbyllet, në demokratët e Sarandës rikthehet ankthi për listat e kandidatëve për deputetë.
Gjatë muajve janar dhe shkurt demokratët hapën një procedurë propozimesh për kandidatët për deputetë, e cila degradoi në një farsë të vërtetë dhe të organizuar.
Gjatë procesit të propozimeve të kandidatëve për deputetë në Degën e Partisë Demokratike Sarandë u propozuar rreth 80 emra kandidatësh për deputetë.
Por me fillimin e protestave në Çadër ky proces u la në hije.
Tani që u vendos përfundimisht se demokratët do të hyjnë në zgjedhje, po rikthehet edhe ankthi se kush nga ata 80 emra do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.