Mbetet në qiell në hapur familja me 3 fëmijët, Bashkia Sarandë inekzistente

10/11/1622:04

Shperndaje:


Familja me 3 fëmijët të cilëve iu dogj shtëpia mesditën e sotme në Sarandë mbeten në qiell të hapur. Pas fatkeqësisë që ndodhi në apartamentin e tyre, ku përvec banesës u dogj edhe gjithcka tjetër që familja kishte, nga ana e institucioneve nuk ka patur asnjë interesim. Bashkia Sarandë, e cila buxhetin e shpenzon në koncerte këngëtarësh dhe gaztorësh të Portokallisë, nuk e ka parë të arsyeshme të ofronte asnjë lloj ndihme ndaj kësaj familjeje.
Vetëm para pak çastesh informohemi se familjes me tre vajzat e mitura iu ofrua ndihmë ushqimore dhe fjetje nga një familje që i kishte gjetur në rrugë. Ndaj apeli është i drejtpërdrejt ndaj intitucionit të Bashkisë Sarandë dhe personalisht ndaj kryetares Florjana Koka për zbatimin e detyrimeve ligjore ndaj cdo banori të bashkisë.
Gjithashtu, apelojmë ndaj biznesit të qytetit dhe kujtdo qytetari që ka mundësi, të ofrojë sado pak ndihmën e vetë.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.