Lum propozimesh për kandidatët për deputetë në Xarrë. Dominon Zana Piro

28/01/1716:33

Shperndaje:


Lum propozime kandidaturash kanë shpëthyer në mbledhjen e sotme të demokratëve të Xarrës.
Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme mbledhjen me grupseksionin e Xarrës për të mbledhur kështu propozimet për kandidaturat e tyre për listën e deputetëve të Qarkut Vlorë.
Gjatë procesit të propozimeve demokratët e Xarrës kanë propozuar pafundësisht emra kandidatësh, por ajo që binte në sy ishte dominimi i personave që propozonin nënkretaren e Degës së Partisë Demokratike Sarandë Zana Piro.
Ndër emrat e tjerë të propozuar ishin:
Ismail Myrtaj, deputeti më i ri i Parlamentit Edmond Zejno, Jolio Dine, Ing.Av. Ilir Nikolla, Laureta Vaso,  Aleksander Lokoshi, Matilda Qurku, Kreshnik Bozho, Hariz Mema, Sytki Haxhi, Tafil Kola, Bejdo Cela, Ilir Kondi, Anita Gumeni, Spiro Vaso, Marjel Mejdi.
Nëse kemi harruar ndonjërin, i kërkojmë ndjesë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.