SHARE

Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha e cila është në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, sot është tërhequr nga kandidimi.
Sipas saj, arsyeja ka të bëjë me renditjen në listën e PS. Prefektja Hoxha është e pakënaqur me këtë renditje dhe ka vendosur që të tërhiqet nga kandidimi për deputete.
Mbrëmë Partia Socialiste zyrtarizoi listat me kandidatët për deputet në të gjitha qarqet.
Në Vlorë, Edi Rama do të jetë i gjashti në listën e kandidatëve që kryesohet nga Damian Gjiknuri, ndërsa prefektja Etjona Hoxha në vendin e 9. Ajo pretendon të ishte më lart në listën e kandidatëve.
Qarku Vlorë:
Damian Gjiknuri
Vilma Dello
Alket Hyseni
Vullnet Sini
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Etjona Hoxha
Ramuz Çuçi
Adrian Gurma
Elona Hodaj
Suela Kotolloshi

loading...
loading...