Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar djeg flamurin grek në Krane

22/05/1714:49

Shperndaje:


FB_IMG_1495440260713-696x439Sot, në mëngjes rreth orës  6:00 aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar ulën dhe i’a vunë zjarrin flamurit grek në fshatin Kranë të Delvinës, aty ku një javë më parë ishte zhvilluar një aktivitet, i cili ngjalli polemika të ashpra.
 Aktivitëst e e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar pretendojnë se ky aktivitet ishte organizuar nga nga përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë, si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA dhe ES1914, ku morri pjesë sipas tyre edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo, në praninë e të cilit aktivistët pretendojnë se ekstremistët fashist grek ngritën edhe flamurin terrorist të aneksimit të jugut të Shqipërisë.
 Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar gjithashtu ka dëmtuar edhe përmëndoren e Thimio Lolis, të cilin e cilësojnë si një terrorist grek i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri.
 Ende nuk ka asnjë reagim nga organizata e minoritetit grek në Shqipëri OMONIA  për këtë ngjarje.18486122_1657651000929621_8054616972781851507_n

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.