LAJMI i FUNDIT: Arrestohet i kerkuari me 424 kg hashash

Sarandë
Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”
(Ngjarje e ndodhur në Lezhë, më datë 20.10.2015). Arrestohet shtetasi:
F B, 51 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli – Sarandë.
Shërbimet e Policisë së Sarandës, kanë bërë të mundur arrestimin e këtij personi në lagjen nr.4 Sarandë, pranë lokaleve të peshkimit, i cili ka qenë në kërkim për ngjarjen e ndodhur në datën 20.10.2015, ku në një prej banesave në pronësi të këtij shtetasi “Mirditë – Lezhë”, është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 424 KG (kilogram) të llojit “Cannabis sattiva”.
Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 21.10.2015 dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

loading...
loading...

.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBeauty Hair – Salon Ema
Artikulli tjetërSadhu Hair