LAJMI i DITËS: PD humb në Sarandë 3873 vota në 2 vjet

Lajmi i Ditës në Sarandë është humbja e thellë e pësuar nga Partia Demokratike.
Partia Demokratike, pas numërimit të votave në gjitha kutitë, rezulton të siguar vetëm 3350 vota.
Në zgjedhjet e vitit 2015, kandidati i saj për kryetar bashkie kishte marrë 7219 vota ose 45.9%. Krahasuar me rezultatin e djeshëm, Partia Demokratike ka humbur mbështetjen e 3873 votuesve, më shumë se dyfishi i votave të marra.
Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike ka pësuar humbje të më shumë se 1000 votave edhe në krahasim me votat e marra për këshillin bashkiak.   

loading...
loading...