Kurora e Gjelbër – Zhduket investimi 166 milionësh në Sarandë

05/12/1617:48

Shperndaje:


2 vjet më parë në Sarandë filloi një investim për mbjelljen e pemëve në atë që u konsiderua si Pyllëzim dhe Gjelbërim i Kurorës së Gjelbër të Sarandës. Në total investimi i akorduar nga qeveria ishte në shumën prej 166 milionë lekësh të vjetër.
Sipas deklarimeve të atëhershme, 50 punëtorë me përvojë, kryesisht të ish-DSHP, për dy muaj e gjysmë hapen gropat dhe mbollën 22 mijë pisha e 4.215 selvi, në një sipërfaqe prej 50 ha.
Por çfarë ka mbetur sot nga ky investim ?
Mos u lodhni kot të kërkoni të gjeni ndonjë nga më shumë se 26 mijë pemët e mbjella.
Pemët janë zhdukur, në vend të tyre kanë mbetur vetëm këto foto që shikoni.kurora-e-gjelber-sarandelykkfojsarand1

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.