Kur pritej fillimi i lëvizjes, Shoqata e Transportit paralajmëron protesta dhe bllokim të shërbimit

08/06/209:55

Shperndaje:


Qeveria ka lajmëruar se më 15 qershor do të rihapë transportin publik por Shoqata e Transportit Publik shprehet se nuk janë të qartë se si do të veprojnë në kushtet e reja për shkak të pandemisë. Ata gjithashtu treguan se janë drejt falimentimit.
Ata marshuan para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe TVSH-së.

Heqja e akcizës për sektorin e transportit, do t’i jepte ‘frymëmarrje’ çdo subjekti nënvizon Shoqata e Transportit Publik .
Shoqata ka paralajmëruar bllokim të dhënies së shërbimit nëse nuk ka reagim dhe gjithashtu thanë se do të ketë përshkallëzim të protestës.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.