Kur flasim për kulturën në një qytet turistik si Saranda

Kur flasim për kulturën në një qytet turistik si Saranda
Nga Panajot ZOTO
Kam pershtypjen se jo vetem ne Sarande flitet dhe behet pak per kulturen. Eshte nje perceptim? Edhe mundet, vec gjithçka gjykohet mbi bazen e nje realiteti te dukshem dhe te prekshem. Jeta kulturore e artistike nga njera ane dhe, edukimi kulturor ne pergjithesi, gjenden ne nje statukuo. Kjo, pasi prej vitesh pushteti vendor dhe aktore te tjere perfshires, nuk kane demonstruar ndonje interes te vecante, cka e shohim ne mungesen (apo ne vonesat) per gjetjen e instrumenteve adekuat per nje qasje me kohezive per te.
Kultura jo vetem si koncept
Ne vetvete koncepti i kultures eshte i nje kompleksiteti te jashtezakonshem. Per iluministet francez kultura konsiderohej si nje instrument me rendesi per te fisnikeruar e persosur te gjitha aftesite fizike e mendore te njeriut, individit e shoqerise. Ne kete veshtrim kultura eshte shprehje e teresise se arritjeve te nje populli dhe te gjithe njerezimit ne fushen e prodhimit dhe ne zhvillimin shoqeror e mendor dhe, pse jo, teresia e njohurive dhe e shprehjeve te sjelljes a te edukates qe individi perveteson e manifeston. Nderkaq, ne citimin e titullit te shkrimit “kur flasim per kulturen…” nuk kam parasysh aspektin teorik dhe akademik te termit kulture, por institucionin qe merret me kultivimin e shprehive te mesiperme permes programesh e veprimtarish qe jetesojne kulturen materiale e shpirterore ne perputhje me gjithe komponentet perberes te sistemit kulturor, qe jane: simbolet kulturore, vlerat kulturore (te nje vendi, rajoni, komuniteti), kultura materiale, monumentet e kultures, etj.
C’behet per kete ne Sarande dhe si vleresohet institucioni (qendra kulturore) qe, vec te tjerash, ka per misjon zhvillimin dhe gjallerimin e jetes kulturore e artistike ne kete qytet turistik? Reforma dhe impakti i saj thjesht ne forme
Per institucionin vendor te pushtetit, qendra kulturore shihet (dhe kjo ne vite) thjesht si nje sektor ne vartesi, si gjithe te tjeret. Pra si numër, si forme dhe jo si vlere qe permban nje mision te rendesishem ne gjallerimin e jetes kulturore e artistike dhe edukimin qytetar permes veprimtarive gjitheperfshirese ne njohjen dhe mbajtjen gjalle te traditave komunitare (Saranda eshte nje qytet multi komunitar), pse jo dhe formesimin e talenteve te reja per te garantuar rritjen e cilesise se aktiviteteve dhe te rolit aktiv ne vijimesi te institucionit kulturor. A eshte sot qendra kulturore e Sarandes ne lartesine e misionit dhe a vleresohet ky institucion nga pushteti vendor ne kendveshtrimin e mesiperm? Pare, dy tre dyzinat e njerezve qe mernin pagen ne kete institucion, si votues, asnjehere nuk eshte guxuar t’i jepet fund parazitizmit permes nje reforme strukturore te institucionit. Ne se ne janar te ketij viti, bashke me buxhetin vendor, keshilli bashkiak miratoi edhe strukturen e re te qendres kulturore, ku shkurtimet e bera e justifikonin qellimin per te eleminuar parazitizmin dhe shpenzimin e fondeve per paga ne individe qe s’benin ndonje pune me vlere, kjo nuk do te thote se
u be gjithçka sakt e mire. Mendoj se bashkia, se pari kryetari i bashkise, keshilli bashkiak, nevojitet ta shikojne ne permbajtje dhe te stimulojne mbarvajtjen e ketij institucioni, i cili nuk ka pse shihet thjesht si nje sektor qe duhet te fus te ardhura ne arken e bashkise.
Nderkaq, ky institucion nuk mund te pranoje kursesi logjika partiake, c’ka duket ne ndonje presion per emerime, qofte dhe te individeve militant te x apo y force politike etj. Me shkrirjen e estrades profesioniste (ishte nje barre e rende, se pari financiare) u pakesuan edhe veprimtarite skenike ne fushen e humorit si pjese e tradites artistike te ketij qyteti. Gjithsesi berthama e mbetur e aktoreve dhe muzikanteve etj, kane mundesuar zhvillimin e aktiviteteve te programuara, kryesisht ne perkujtim te ngjarjeve historike dhe festave te tradites etj. E megjithate kjo nuk eshte e mjaftueshme. Qe te behet me shume, se pari duhet te investohet me shume. Ne reformen qe cituam me lart, vec shkurtimeve te gjithpranueshme, u bene edhe shkurtime pa sens, ne emer te kursimit te fondeve. Nuk duket normale shkurtimi i vendeve te koreografit, drejtuesit te orkestres frymore, apo vendi i regjizorit te teatrit te kukullave. Dhe per se? Per te kursyer rreth nje milion leke (te vjetra) paga ne muaj per te tre punonjesit e ketyre sektoreve, kur vetem per nje (jane kater) futbollist bashkia paguan 800 mije leke (te vjetra). Permenda keta tre sektore, pasi konsiderohen (dhe duhet te jene) si gjenerues te vlerave dhe zbulimin e talenteve si nevoje e rritjes se performances se aktiviteteve por dhe e vazhdimesise se punes se institucionit, i cili, vec sa me siper, funksionon edhe mbi bazen e masivizimit te aktiviteteve. Por si mund te ngrihet nje asambel qyteti dhe te pergatitet nje koncert masiv, psh, sikunder edhe eshte programuar, kur fondet per ta bere kete jane krejt te pamjaftueshme?
Te vime te konkretja.. Ne 10 vjecarin e fundit, 2003- 2013 bashkia ka shpenzuar per qendren kulturore rreth 170 milion leke. Nga keto per shpenzime operative, ku perfshihen dhe shpenzimet per aktivitete te ndryshme kulturore e artistike etj, vetem 57 milion leke. Fondi per paga dhe sigurime shoqerore gllaberonte dy te tretat e gjithe buxhetit per sektorin. Kjo nuk eshte e drejte. Por nuk eshte e drejte dhe as normale qe edhe ne buxhetin e vitit 2014, megjithe shkurtime ne personel, te kemi te njejtin propocion ne ndarjen e fondit. Nuk eshte normale qe fondi i ketij viti, qe
shkon per veprimtarite kulturore e artistike, te jete me i ulet se i te gjitha viteve: nga 2004 deri ne 2012. Ky nuk eshte vleresim per kulturen, pavarsisht nga fjalet qe thuhen dhe deklarat. E them kete pasi, nga rreth 26 milion leke te kursyera nga shkurtimet, asnje lek nuk ka shkuar per fondin e shpenzimeve operative, veprimtarite kulturore e artistike! Investimet e munguara ne infrastrukturen kulturore Kur flasim per kulturen nuk mund te anashkalojme infrastrukturen, qe mundeson funksionimin e gjithçkaje. Ne tre vitet e fundit bashkia ka investuar ne ngritjen e nje galerie arti, e cila, permes ekspozitave te ndryshme ka afruar ne bashkepunim zera te rendesishem artistesh dhe ka terhequr mijera vizitore vendas e te huaj. Punohet per rikonstruksionin e muzeut te tradites dhe, bashke me muzeun arkeologjik, mendohet te krijohet nje trekendesh muzeal me idene e jetesimit te kultures material e monumentale te qytetit e me gjere. Por vetem kaq nuk mjafton. Eshte e pabesushme, por e vertete se ne 10 vitet e fundit jane investuar vetem 1.5 milion leke (te rinj) per objektin kryesor, kinoteatrin “Butrinti” te qytetit. Vetë bashkia, me fondet e veta ka kryer disa investime (me shume profilaktike) anesore ne kete obkjekt dhe sidomos ne biblioteken e qytetit. Por eshte e pafalshme qe per biblioteken psh, te shpenzohen vetem 50 mije leke gjate vitit te kaluar dhe, po kaq e pafalshme eshte qe objekti kryesor ku zhvillohen te gjitha aktivitetet, kinoteatri, te rrenohet pervit dhe te mos investohet ne rinovimin e tij. Ne nje qytet turistik si Saranda eshte domosdoshmeri te kete nje jete te gjalle e te larmishme kulturore e artistike, por po aq i domosdoshme eshte edhe nje objekt cilesor, pse jo modern, ku te zhvillohen keto aktivitete. Nderkaq, kjo ka qene dhe mbetet nje deshire sepse kemi nje tjeter realitet. Salla ka po ato karrige te para 40 viteve, ka po ate ndricim dhe mobilim te vjeteruar. Skena ka po ato perde dhe bilanciere te dale mode. Ka po ate ndricim te prapambetur e te paefektshem. Objektit i kane marre sallat ndihmese, madje dhe banjat, c’ka e shndrojnë ate ne nje grumbull amorf antikulture. E them kete pasi edhe ambienti ofron kulture dhe ne sallen e kinoteatrit te Sarandes, vec se te ftohte, asgje nuk te ofrohet. Ndaj dhe spektatori eshte larguar, pse jo, ne shenje mospranimi te qendrojë, per cfardo arsye, ne ate salle.
Shkrimi eshte botuar rreth 3 vjet me pare ne gazeten Shekulli, por akoma ne Sarande nuk ka ndryshuar asgje.

loading...
loading...