Ksamili prej orës 09:00 pa energji elektrike

14/10/1911:50

Shperndaje:


Që prej orës 9 të mëngjesit të sotëm banorët dhe bizneset e Ksamilit janë pa energji elektrike.
Nga ana e OSHEE Sarandë nuk ka patur asnjë njëftim për shkakun dhe kohën e rikthimit të energjisë elektrike, por i kontaktuar nga Saranda Web, Ziso Nasho, drejtues i komanduar i OSHEE, u shpreh se shkak i ndërprerjes ka qenë një kabull i këpur pranë lumit të Bistricës në Cukë.
Sipas tij, punonjësve i është dashur rreth 5 orë për rilidhjen e kabullit dhe se energjia pritet të rikthehet rreth orës 14


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.