Ksamili në prag të sezonit turistik me infrastrukturë të copëtuar

06/05/1719:46

Shperndaje:


ksamil2017Ksamili në prag të sezonit turistik me infrastrukturë të copëtuar.
Banorë të Ksamilit denoncojnë në Saranda Web faktin se pas punimeve të kryera në kanalizimet e ujrave të zeza, rrugët e Ksamilit nuk u kthyen në gjendjen fillestare.
Ata shprehen se sipas informacioneve të tyre, kontrata me firmën që kreu punimet përfshinte edhe asfaltimin e rrugëve ku do të kalonin kanalizimet, gjë që nuk ka ndodhur.
Sic duket edhe në foto, rrugët janë mbushur me baltë dhe janë braktisur në këtë gjendje.
Megjithëse këtë shqetësim ata e kanë përcjellë edhe në drejtuesit e Njësisë Administrative Ksamil dhe në Bashkinë Sarandë, përgjigjia e marrë ka qenë heshtja.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.