Ksamil, i vendoset tritol në makinë babait të shumëkërkuarit nga policia

01/11/1614:06

Shperndaje:


plazh-ksamil Ksamil, tentohet te vritet Agron Xhezairi, babai i te shumekerkuarit Albi Xhezairi.
53-vjecari Agron Xhezairi, ka njoftuar policine e Sarandes se ne automjetin e tij “Benz”, teksa ishte duke udhetuar, në sediljen e pasme, ka konstatuar një lëndë të mbështjell me një qese plasmasi, 2 fije teli të lidhura me një aparat celulari. U njoftua reparti xhenier i “Renea”, Tiranë te cilet kryen caktivizimin. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Djali i tij, Albi Xhezairi eshte i shpallur ne kerkim per vrasjen e Aleksander Bardhit ne Shendelli. Po hetohet per veprat penale, “vrasje me dashje mbetur ne tentative” dhe “mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit”.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.