Kryetari i Bashkise Konispol jep nje sihariq te madh

06/12/1614:45

Shperndaje:


Kryetari i Bashkisë Konispol nëpërmjet facebook të tij, të cilin e ka njëherësh edhe për bashkinë, ka shpërndarë një lajm, lajm i cili për banorët e Bashkisë jugore të Konispolit është një sihariq i madh. Ai ka njoftuar banorët e 13 fshatrave se Bashkia me fonde tërësisht të veta, dmth me forcat e veta, ka arritur të blejë dy mjete që do të shërbejnë për mirëmbajtjen e rrugëve.
Ky sihariq nuk është pritur edhe aq mirë nga banorët e fshatrave të kësaj bashkie, pasi ata presin nga qeveria vazhdimin e punimeve të nisura vite më parë për asfaltimin e rrugëve të fshatrave të tyre. Me këto mjete që ka blerë bashkia, banorëve u shtohet frika se rrugëve të tyre nuk do tu hidhet ndonjëherë asfalt, por vetëm baltë.
bashkia-konispol-rruge

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.