Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma takim me arsimtarët në prag të 7 Marsit

05/03/2018:16

Shperndaje:


Në prag të 7 Marsit, ditës së shkollës së parë shqipe, kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma ka zhvilluar një takim me arsimtarët.
Për këtë aktivitet Adrian Gurma ka bërë edhe një publikim në facebook, ku shkruan:

Në vigjilje të festës së 7 Marsit, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Konispol Shuaip Beqiri, Nënprefektin e Sarandës Mirosh Birjani dhe drejtuesin e Z.A. Sarandë Vladimir Demaj ishim sot mes një grupi arsimtarësh të të dy bashkive, të spikatur në punën e tyre, ku përveç urimeve e trokitjes së gotave me ta, shpërndamë edhe disa çertifikata vlerësimi.
Nderim, respekt e mirënjohje për kontributin në edukimin e brezave të dashur mësues

Në duart tuaja është e ardhmja e vendit.
Ju punoni për vitet dhe dekadat që vijnë.
Gëzuar👏💐🙏


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.