Kryeministri Rama sot ne 18:00 miting elektoral ne Sarande

Nepermjet nje njoftimi shperndare per media Partia Socialiste njofton se kryeministri Edi Rama do te jete perseri sonte ne Sarande.
Njoftimi:
Sot në orën 18:00 qyteti i Sarandës do të ketë një mik të veçantë, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Edi Rama. Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, do të zhvillojë një miting elektoral në sheshin në qendër të qytetit. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që kryeministri Rama viziton qytetin e Sarandës, një shenjë kjo e përkushtimit që do të ketë qeveria Rama 2 për Sarandën dhe të gjithë zonën përreth.
Në këtë miting të madh kryeministri Edi Rama do të shqërohet edhe nga kandidatët për deputetë të zonës së Sarandës, Delvinës, Konsipolit dhe Finiqit: Damian Gjiknuri; Alket Hyseni; Andrea Marto; Ramis Husi, Lindita Kondi; Adi Gurma dhe Suela Kotolloshi.
Për këtë event të veçantë, Partia Socialiste e Sarandës ka një mesazh drejtuar të gjithë qytetarëe. “Ejani në orën 18:00 në sheshin e qytetit dhe së bashku të mirëpresim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Edi Rama dhe të gjithë djemtë dhe vajzat tona, kandidatët tanë për deputetë në Parlamentin e Ardhshëm”

loading...
loading...