Koronavirusi godet turizmin/ TourOperatorët kërkesa qeverisë për daljen nga kriza

14/03/2012:57

Shperndaje:


Shoqata Shqiptare e Touroperatorëve dhe Agjencive Turistike i ka dërguar qeverisë një listë kërkesash “për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, duke marrë si shembull edhe masat e marra nga qeveritë e shumë vendeve për të qenë në krah të bizneseve në këtë periudhë të vështirë” që ka krijuar përhapja e koronavirusit.

Shoqata e Touroperatorëve kërkon nga qeveria:
– Pezullimin e pagesës së tatim fitimit minimalisht për një periudhë 3 mujore dhe në vazhdim përshtatjen e llogaritjes së saj me vitin aktual
– Subvencionimin e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-6 mujore
– Reduktimin e taksave vendore dhe shtyrjen e afatit të pagesës së tyre të paktën deri në fund të muajit Qershor
– Akordimin e granteve ose kredive me interes “0%” për mbështetjen e nevojave për likuiditet të kompanive turistike.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.