Konfirmohet zyrtarisht: PD nuk ekziston në Delvinë

14/10/1813:10

Shperndaje:


Ditën e sotme ishte parashikuar të mbaheshin zgjedhjet në 3 grupseksionet e Partisë Demokratike në Delvinë.
Pavarësisht kësaj, procesi i votimit ka dështuar në të tre grupseksionet: të qytetit, fshatrave dhe Njësisë Administrative Vergo për shkak të mosparaqitjes së anëtarësisë për të votuar.
I gjendur në këtë situatë, i deleguari Fatbardh Kadilli ka vendosur të riemërojë në drejtimin e grupseksioneve drejtuesit e deritanishëm.
Një nga qëndrestarët e demokratëve shprehet për Saranda Web se dështimi i këtij procesi ka ardhur si pasojë e  humbjes së besimit të demokratëve te kryetari Lulzim Basha.
Në zgjedhjet e qershorit 2017 PD doli forcë e tretë në Delvinë me vetëm 978 vota ose 16.3% 

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.