Komisariati i policisë Sarandë, Arrestimet më të fundit

03/02/1615:03

Shperndaje:


Komisariati i Policisë Sarandë bën me dije se Më datë 01.02.2016, rreth orës 18:00, u ndalua shtetasi në kërkim L.K, vjeç 26, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Po Më datë 01.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.D, vjeç 25, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në orën 22:00, në lagjen Nr. 3, në një lokal interneti, ju gjetën dy kompjutera të lojërave të fatit pa licensë.
Ndërsa Më datë 02.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.M, vjeç 33, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në orën 23:00, në lagjen Nr. 3, nuk i është bindur thirjes të patrullës policisë rendit për të ndaluar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.