Klosi: Syri i Kaltër gangrena e turizmit, në 2020 gjithçka do të ndryshojë

29/10/1915:43

Shperndaje:


Një gangrenë e turizmit shqiptar, e ka cilësuar ministri i i Turizmit Blendi Klosi Syrin e Kaltër, sipas së cilit përveç bukurive natyrore, nuk ofron asnjë tjetër.
Klosi thotë se mënyra si menaxhohet një nga stacionet më të bukura turistike të vendit tonë, është shumë e vjetër, për këtë ka njoftuar se është përgatitur një plan që parashikon një investim të plot me buxhetin e vitit 2020.
“Për sa i përket Syrit të Kaltër, është një nga ato gangrenat e turizmit shqiptar edhe pse është mbase një nga stacionet më të bukura turistike të vendit, ka një mënyrë shumë të vjetër të menaxhimit dhe të trajtimit. Ministria ka përgatitur një projekt të ri që besoj me vitin buxhetor 2020 ne do të kemi mundësi që të bëjmë investim të plotë dhe një trajtim krejt tjetër të Syrit të Kaltër, që mos të jetë një vend ku vetëm bukuria e natyrës ekziston, por edhe një trajtim tjetër e cila dëshmon se jemi në një zonë më të frekuentuar por me trajtim krejt tjetër”, është shpreh Klosi.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.