Klosi mbledh Komitetin Rajonal të Turizmit në Vlorë

04/03/2017:45

Shperndaje:


Turi i Komiteteve Rajonale të Turizmit, ndaloi në Vlorë, ku u fol mbi procesin e certifikimit të kategorizimit të hoteleve të këtij rrethi, ndarjen e vijës bregdetare 80 % për privatët dhe 20 % publik, lidhja e kontratave me subjektet private, aksioni i pastrimit dhe të tjera masa që duhen marrë para çeljes së sezonit turistik.

“Unë mendoj që këtu ka ardhur koha që të flasim fare hapur me njëri tjetrin dhe jo më kot ne ishim të katërt institucionet që kanë lidhje drejt për së drejti me sezonin turistik. Padyshim ka dhe struktura të tjera por Prefekti, Kryetari i Bashkisë, Drejtori i Tatimeve dhe Ministria e Turizmit për të qenë me ju në një bisedë të hapur dhe për të pyetur se çfarë shqetësimesh keni që sezoni juaj të filloj mbarë dhe të eci mbarë dhe po ashtu sezoni juaj të ketë fitime jo vetëm për ekonominë tuaj, të ketë fitime jo vetëm për biznesin tuaj por të jetë një sezon fitimprurës për qytetin si një e tërë. Unë e mbështes shumë idenë e kryetarit Leli, i cili tha se ka ardhur koha që të bëjmë destinacione në Vlorë. Çfarë do të thotë që të bëjmë destinacione në Vlorë? Çfarë do të thotë që një turist të vijë në Vlorë? Çfarë do të thotë që një turist të vijë dhe çfarë cilësie ka në mendje një turist shqiptar apo i huaj kur dëgjon dhe kur ka termin Vlora në mendje?” – tha Klosi.

“Këtë vit do të kaloj për diskutim publik dhe ligji i lundrimit, që do të zhvilloj turizmin e jahteve, kroçerave dhe mjeteve më të vogla. Ndërkohë plazhet e Vlorës po zgjerohen drejt Adriatikut deri në Fier dhe aeroporti po i shtohet qyteti. Pra, sektorit të turizmit dhe institucioneve ju takon që të krijojnë paketa dhe programe turistike”, tha ministri.

“Po flasim kaq shumë që të presim mbi 7 milionë turistë në Shqipëri në vitin 2020 nuk ka problematika edhe me tërmetin që ndodhi, nuk besoj se do të ndikoj edhe koronavirusi, që ka ndikuar faktikisht pak në numrin e turistëve, por shtimi i numrit të turistëve në muajin Janar ka qenë 17,8 % më shumë se i njëjti janar i 2019, shkurti u mbyll me 20 ditët e para me 17,7 % më shumë se 20 ditët e para të shkurtit të vitit të kaluar, por i gjithë shkurti, me gjithë turbullinë që solli koronavirus u mbyll me 13,4 %. Pra ne presim pa dyshim një arritje pa dyshim të 7 milionë turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2020. Çfarë përfiton Vlora, Çfarë përfiton ekonomia e qytetit, çfarë përfiton destinacioni. Kjo është pyetja që askush akoma nuk di t’i japë përgjigje”, tha Klosi.

Në fund të takimit, ministri Klosi ndau certifikatat e kategorizimit për hotelierët e Vlorës. atsh


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.