Këshilltarët: KLSH bandë gjobvënësish, na kërkon lekët që kemi marrë

09/03/1719:25

Shperndaje:


Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Sarandë kanë reaguar njëzëri sot sapo janë njoftuar se KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) ka kërkuar kthimin e lekëve nga ana e këshilltarëve për ditët që nuk kanë pjesë në mbledhje të Këshillit Bashkiak.
Nga ky vendim i KLSH më së shumti preken këshilltarët e djathtë, të cilët për muaj me radhë kanë bojkotuar mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
Sapo kryetarja e Këshillit Bashkiak ka njoftuar këshilltarët për vendim të KLSH, ata kanë reaguar ashpër, madje duke e etiketuar KLSH si një bandë gjobvënësish.
Vendimi i KLSH kërkon kthimin e shpërblimit mujor nga ata këshilltarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhje të Këshillit për muaj përkatës.bashkia sarande

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.