Këshilltarë dhe drejtues të Podujevës vizitë 4-ditore në Sarandë

21/10/1619:51

Shperndaje:


keshilltaret-e-podujeves Kur vjen puna për të bërë “rrush e kumbulla” paratë e taksapaguesve, përkatësitë dhe mëritë politike lihen mënjanë. Kështu ka ndodhur edhe me këshilltarët komunalë të Podujevës, të cilët po zhvillojnë një vizitë 4-ditore në Sarandë.
Sic raporton edhe Radio Vision i qytetit të Podujevës, 32 këshilltarë nga 35 sa ka Asambleja Komunale e Podujevës , të pozitës dhe opozitës janë nisur sot, për një vizitë katër ditësh në Sarandë , ata do të takohen me këshilltarët e komunës në fjalë, por nuk dihet ende nese ata do ti pret edhe Florjana Koka, Kryetare e Bashkisë Sarandë .
Mehmet Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal, ka deklaruar se kjo vizite po bëhet me ftesë të asamblistëve të qytetit të Sarandës, duke mos dhënë detaje të tjera për qëllimin e vizites. Kjo vizitë është e para e tyre e organizuar në këtë mandat, ndërsa sipas burimeve tona përveç këshilltareve të KK të Podujevës, atyre ju kanë bashkangjitur edhe disa drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të Komunës.
Të themi në fund se Asambleja Komunale e Podujevës përbehet nga 35 këshilltare,te Subjekteve Politike LDK,PDK,AAK,AKR,LPK,VV.
Edhe në pritjen e këshilltarëve dhe drejtuesve të tjerë të Komunës së Podujevës morën pjesë këshilltarë të majtë dhe të djathtë të Bashkisë Sarandë. Një vizitë e tillë, nga e cila nuk pritet dicka e dobishme as për qytetarët e Sarandës dhe as të Podujevës, mund të konsiderohet si mënyrë për të bërë pushime dhe jetë luksi me paratë e taksapaguesve.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.