Kapet me armë dhe drogë, arrestohet hajduti V.K

04/11/1816:16

Shperndaje:


 

Një 37-vjecar u arrestua në Finiq pasi u kap me armë gjahu dhe drogë.
Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Vangjel Kromidha, banues në Kalcat, Finiq.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi E.B, u gjet një armë gjahu (Teke) pa leje si dhe 19 fishekë në pronësi të shtetasit V.K.
Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 7 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur në datën 01.11.2018, ku në fshatin Llazat, Sarandë, në dyqanin në pronësi të shtetases Dh.M, 67-vjec, janë vjedhur sipas saj paketa cigaresh dhe 10.000 lekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 283/1, 280, 134 të Kodit Penal. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.