Kapen nga policia 27 klandestinë, arrestohet edhe shoferi nga Saranda

Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas nga Iraku të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Policia thotë se në pranga u vu drejtuesi i automjetit, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë që po transportonte shtetasit e huaj.

Në kuadër të  luftës ndaj trafikut të qenieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i publikuar në faqen e Polisë së Shtetit https://www.asp.gov.al/fier-policia-godet-nje-tjeter-rast-te-dhenies-ndihme-per-kalim-te-paligjshem-te-kufirit/