Kapen duke peshkuar, akuzohen për gjueti të paligjshme

Kapen duke peshkuar, akuzohen për gjueti të paligjshme.
3 persona të moshës 21, 39 dhe 45 vjec nga Ksamili janë ndaluar nga Policia Kufitare duke peshkuar pranë Gjirit të Kasolles.
Sipas Policisë Kufitare, ata peshkonin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë ngjarje ndaj 3 personave janë përcjellë materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.