Kapen 569 kg kanabis, aksion për kapjen e trafikantëve

13/06/1723:53

Shperndaje:


Një sasi e madhe droge është kapur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për më
shumë se gjysmë ton kanabis sativa të sekuestruar në një zonë pyjore gjatë një aksioni të policisë greke të Janinës.
Sipas thespro.gr droga ishte fshehur në pyje nga trafikantë shqiptarë me qëllim për t’u trafikuar drejt shtetit grek.
Bëhet fjalë për 302 pako me kanabis, me peshë totale 569 kg. U sekuestruan gjithashtu edhe 3.9 kg vaj kanabisi.
Policia greke po zhvillon aksion për kapjen e trafikantëve, të cilët mendohet se janë fshehur nëpër pyje.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.