Kapen 33 kg kanabis, arrestohet greku dhe shqiptari

19/02/1913:00

Shperndaje:


Policia greke ka ndjekur nje mjet qe vinte nga kufiri dhe ka tentuar ta ndaloje ne vendin e quajtur Menidhi ne rrugen “Ionia”.
Mjeti nuk i eshte bindur sinjalit per ndalese por ka shtuar shpejtesine dhe me pas eshte braktisur nga drejtuesit ne zonen bujqesore te Stano Amfiloxia.
Brenda ne mjet u gjeten dhe sekuestruan dy thase me 32 kg 850 gram marijuane.
Operacioni ka vijuar ne zonen pyjore te Stanos, ku eshte arritur te kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit, grek 43-vjec.
Disa ore me vone eshte arrestuar dhe pasagjeri i mjetit, shqiptar 30-vjec.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.