Kapen 214 kg hashash në kufi, arrestohen 2 shqiptarë, kërkohen 2 të tjerë

214 Kilogramë kashash ka qenë ngarkesa e radhës e kapur nga policia greke vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Droga u kap në vendin e quajtuar Vasilikos në Igumenicë.
Sipas thespro.gr, janë arrestuar 2 shqiptarë të  moshës 49 dhe 38 vjeç, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tyre janë në kërkim, pasi braktisën automjetet e tyre.
Policia greke po merr në pyetje trafikantët e kapur për të zbuluar origjinën e ngarkesës së hashashit, por paraprakisht mendohet se ishte futur nga kufiri shqiptar.
Gjithashtu nga hetimet pritet të zbulohen edhe pritësit e mallit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.ΧΑΣΙΣ 1 (4)_small 892fm

loading...
loading...