Kapen 2 ngarkesa me kanabis ne kufirin greko – shqiptar

18/08/1818:00

Shperndaje:


Policia greke ka zhvilluar dy operacione anti-drogë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende narkotike.
Operacioni i parë u zhvillua në Nea Selefkia, Igumenicë, ku u gjetën 42 pako me një sasi prej 144 kilogramë e 110 gramë marijuanë. Përveç drogës është gjetur edhe një automjet i braktisur që dyshohet se është vjedhur në 13 korrik 2018.
Operacioni i dytë u zhvillua në Kompoti, në Arte, ku u kap një tjetër automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe brenda tij u gjetën 100 pako me një sasi rreth 102 kilogramë kanabis.
Policia ka arrestuar një shtetase greke, 52-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim pronari i makinës dhe po punohet për kapjen e trafikantëve që posedonin sasinë prej 144 kilogramë kanabis

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.