Kandidati i Partisë Socialiste premton: Do përfundojmë rrugën e Kardhiqit

25/05/1712:44

Shperndaje:


alket hyseni rruga kardhiqKandidati i Partisë Socialiste premton: Rruga e Kardhiqit përfundon brenda mandatit tonë të dytë.
Kandidati i Partisë Socialiste Alket Hyseni ka dhënë ditën e sotme një premtim të guximshëm: Rruga e Kardhiqit përfundon në mandatin tonë të dytë qeverisës.
“Në mandatin tonë të dytë qeverisës do të përfundojë edhe rruga e Kardhiq-Delvinë, një investim madhor i qeverisë shqiptare, i cili nuk do t’i vijë në ndihmë vetëm delvinjotëve, por të gjithë shqiptarëve. Kjo rrugë do të shkurtojë me pothuajse një orë distancën mes Tiranës dhe Sarandës e ndërkohë do të sjellë më shumë njerëz në Delvinë” – ka thënë ai.
“Ne do ta realizojmë këtë projekt sepse ne e kemi treguar veten që dimë të bëjmë punë dhe dimë të mbajnë fjalën. Siç punuam për reformën në drejtësi, ashtu do të punojmë që të krijojmë mirëqenie për të gjithë shqiptarët. Por për të arritur këtë gjë na duhet vota dhe besimi juaj. Ne duam plus 71 për të mbajtur të vetëm timonin e reformave dhe të qeverisjes, që me të njëjtën vendosmëri që luftuam e fituam për Vettingun, të luftojmë e të fitojmë për të rritur si kurrë më parë ekonominë dhe punësimin!” – ka përfunduar kandidati socialist. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.