Kandidati Alket Hyseni “hedh valle në gojë të ujkut”

16/06/1718:15

Shperndaje:


Kandidati socialist Alket Hyseni ka vijuar takimet diten e sotme ne Koder, duke mos nguruar te trokasi edhe ne portat e zyrave elektorale te Partise Demokratike dhe LSI.
Alket Hyseni shprehet se nuk do të reshtim asnjë herë të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, dyqan më dyqan për të takuar votuesit tanë. Sot ishim në lagjen Kodër, në rrugën Bilal Xhaferri, ku shtrëngojmë dorën me qindra qytetarë. Çdo ditë e më shumë njerëz po i bashkohen Partisë Socialiste. Njerëz, të cilët presin që ne të mbajmë të vetëm timonin e reformave dhe të qeverisim vendin.
Ne jemi Partia Socialiste, familja më e madhe politike e Shqiptarëve. Rivalët tanë që dalin fshehurazi natën, joshin njerëzit me vende pune inekzstente dhe blejnë vota, janë tmerruar nga takimet tona me njerëzit dhe mbështetja masive e popullit të Sarandës. Ne bëjmë takime hapur, ditën për diell, dëgjojmë problematikat e qytetarëve dhe prezantojmë programin tonë qeverisës. Ne bëjmë shtet të fortë, rrisim ekonominë, punësimin dhe mirëqenien ndaj kemi mbështetjen absolute të popullit.
Më 25 Qershor perëndon periudha e partive shushunja që duan medoemos të hyjnë në oborrin e pushtetit për të vazhduar të ushqehen, rriten, forcohen duke mbajtur duart në tepsinë e pushtetit. Më 25 Qershor këto parti do të marrin vendin që meritojnë.
Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Për Shqipërinë Që Duam me Shtet Punë Mirëqenie.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.