Kakavije/ Sekuestrohen mbi 30 mijë euro dhe një automjet

Katër persona kanë tentuar që të fusin përmes pikës kufitare në Kakavijë një shumë të konsiderueshme parash dhe mjete motorike.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll një automjet i markës “Nissan”, me drejtues 37 vjeçarin italian me iniciale A. B., banues në Napoli, Itali.
Ky automjet ka rezultuar i vjedhur në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Ndërsa një 46 vjeçari grek me iniciale A. D., banues në Argos të Greqisë, i janë gjetur të fshehura 20200 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Po në dalje të Republikës së Shqipërisë është përzgjedhur për kontroll të detajuar 30 vjeçari grek me iniciale A. D., banues në Agros, të cilit gjatë kontrollit në sendet personale i janë gjetur të fshehura 10400 euro, të cilat nuk i deklaroi pranë autoriteteve doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe një shtetas italian për trafikim të automjeteve.