Ja proceduarat që kërkohen nga Bashkia Sarandë për ndërtimin e kotecit për pula

10/04/1712:20

Shperndaje:


Një qytetar ka postuar në facebook gjithë procedurat që i ka kërkuar Bashkia Sarandë për ndërtimin e një koteci pulash.
Ja cfarë shkruan ai:
“Për të qeshur apo për të qarë
Më datën 21/02/2017 bëra kërkesë me shkrim në bashkin e Sarandës për të ndërtuar një kotec pulash bashkangjitur dokumentat dhe lejen e sheshit të ndërtimit
Pas shumë takimeve më në fund më datë 04/04/2017 pas 43 ditëve më kthyen përgjigje me shkrim
Se duhet të gjejë një inxhinier me lishencë që të më bëjë një projekt teknik për kotecin e pulave
Një projekt shumë i vështirë
Pasi në projektin e kotecit duhet të parashikojë Inxhinieri
Sallonin, kuzhinën, dhomën e gjumit dhe wc
Këto në 4 m2
Projekti pasi të mbarojë të dërgohet elektronikisht në bashki për miratimin e tij
Për një kotec kërkohet projekt dhe leje
Ndërsa për shumë pallate nuk duhet fare leje
Më thoni ju se nuk është për të qarë ky popull”

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.