Investime në infrastrukturën rrugore në Theologo. Kristaq Kiço: Horizonte të reja për turizmin kulturor

24/11/2017:37

Shperndaje:


Ekipi i shërbimit i krijuar për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore i Bashkisë së Finiqit përfundoi shtrimin me beton të rreth 150 metrave linearë të rrugës në Theollogo, ndërkohë më herët janë kryer punime në përmirësimin e rrugëve dhe shtrimin e tyre me zhavorr.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me biznesmenë vendas.

Kryetari i Bashkisë së Finiqit Kristo Kiço thekson se çdo mundësi e dhënë për investime në zonën malore hap horizonte të reja zhvillimi dhe shtigje të reja të turizmit kulturor, pasi në të gjithë zonën e Theologos ka shumë monumente dhe bukuri natyrore.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.