Informacione nga Komisariati i Policisë Sarandë

Informacione nga Komisariati i Policisë Sarandë:
 – U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për një shtetas 37- vjecar banues në Sarandë, pasi dyshohet se, përpara një institucioni, ka kanosur me fjalë ish bashkëshorten 35-vjecare. Neni 84 i Kodit Penal.
 – U ndalua një shtetas në kërkim , banues në Libohovë, Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar 2 muaj burg, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Neni 275 i Kodit Penal.
 – U referuan materialet në Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Sarandë, për një shtetasvjeç 34, banues në fshatin Metoq, pasi dyshohet se, ka plagosur lehtë me sende të forta një 54-vjecar. Neni 89 i Kodit Penal.
 – U referuan materialet në Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Sarandë, për një shtetas 46-vjecar, banues në fshatin Dishat, Konispol, pasi dyshohet se, ka goditur me sende të forta një  52-vjecar banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.
 – U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për një shtetas 21-vjecar, banues në Mallakastër, pasi dy qytetare kanë bërë kallëzim  se nëpërmjet rrjetin social i ka mashtruar duke i marrë një sasi lekësh e nuk u ka dërguar mallin e porositur. Neni 143/2 i Kodit Penal.

 

Related posts