Incidenti i Korfuzit/ Dy versionet se çfarë ndodhi më 22 tetor 1946 në brigjet e Sarandës
Më 22 tetor 1946, gjatë orëve të pasdites, në ujërat detare shqiptare, 1200 metra larg brigjeve të Sarandës, ndodhi një ngjarje e rëndë, tragjike, ku dy luftanije britanike, Saummarez dhe Volage ndeshën në mina dhe u dëmtuan rëndë.
Nga kjo tragjedi humbën jetën 44 ushtarakë britanikë dhe u plagosën 42 të tjerë, dhe u shkrua në histori si Incidenti i Kanalit të Korfuzit duke bërë bujë të jashtëzakonshme, jo vetëm për pasojat e drejtpërdrejta me të cilat u shoqërua, por edhe për implikimet e rëndësishme politike që rrezikonte të shkaktonte.
Ndërkohë Britania dhe Shqipëria më 29 tetor 1996 ranë dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.
Por si qëndrojnë dy versionet për këtë tragjedi me tre incidente:
Versioni shqiptar
Më 15 maj 1946, dy anije luftarake duke lundruar pa flamur ose shenja të tjera identifikimi hyjnë në ujërat territoriale shqiptare në afërsi të Sarandës. Bateria e artilerisë bregdetare u jep sinjal anije luftarake që të ndryshojnë kursin. Pasi anijet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, bateria hap zjarr paralajmërues. Anijet luftarake ngrenë flamurin anglez dhe tërhiqen nga ujërat territoriale shqiptare.
Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz.
Më 15 maj 1946, drejt nesh erdhi një anije e vogël peshkimi me njerëz të armatosur dhe kërkoi të largoheshim nga ujërat e tyre, pa na afruar asnjë lloj ndihme, e më pas u larguan
Versioni anglez
Më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët tanë ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët tanë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët tanë. (Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej t’i paguante 844.000 dollarë Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do t’u shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
16/08/2016:12
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
16/08/2016:12
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
16/08/2016:12
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
16/08/2016:12
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
16/08/2016:12
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
16/08/2016:12
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
16/08/2016:12
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
16/08/2016:12
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
16/08/2016:12
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
16/08/2016:12
Rezervime
Dhoma Ksamil
16/08/2016:12
Dhoma teke, Hotel Mesopotam
16/08/2016:12
Apartament 2+1 me pishinë
16/08/2016:12
Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
16/08/2016:12
Apartament 1+1 – City Glow
16/08/2016:12
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
16/08/2016:12
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
16/08/2016:12
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
16/08/2016:12
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
16/08/2016:12
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
16/08/2016:12