IKMT prish 7 objekte pa leje, 3 me tritol – VIDEO

03/02/1613:39

Shperndaje:


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej dy ditësh ka nisur një aksion në zonën arkeologjike të parkut antik të Butrintit për prishjen e objekteve pa leje. Gjatë ditës së djeshme ikmt ka e ka zhvilluar aksionin përgjatë vijës bregdetare nga Butrintit deri në ftele në kufi me greqinë. Bëhet fjalë për 7 objekte të prishura ditën e parë të aksionit. Gjatë aksioni Inspektorët e IKMT kanë pasur probleme me transoportin e mjeteve pasi në këtë zonë nuk ka rrugë për të kaluar mjetet e tonazhit të rëndë. Sipas informacioneve janë prishur 4 objekte me mjete rrethanore si edhe 2 objekte me lëndë plasëse. Në ndihmë të ikmt është vënë edhe policia kufitare. Aksioni pritet të vijoi disa ditë në këtë zonë për t’u zhvendosur më pas në qytezën e ksamilit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.