IKMT aksion në zonën e Parkut të Butrintit

02/02/1610:33

Shperndaje:


IKMT ka nisur operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në këtë zonë gjenden një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje. Sipas informacioneve të deritanishme bëhet fjalë për disa ndërtime në bregun e detit nga zona e ksamilit deri në ftele. Sipas të dhënave bëhet fjalë për ndërtime të vogla të peshkatarëve të zonës që përdorin këtë zonë të detit për të peshkuar. “Objektet shërbejnë për funksione të ndryshme dhe janë të madhësive të ndryshme. IKMT parashikon që ky operacion të vijojë për disa ditë. Për disa prej këtyre objekteve IKMT parashikon të përdorë edhe lëndët ekzplozive.”


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.